Lajme
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni
17-vjeçari ndryshoi dëshminë në Gjykatën e Apelit, kërkoi falje dhe pranoi se ishte ai që e hodhi nga ballkoni 13-vjeçaren në Piacenza.
Ish-i dashuri i 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka pranuar se ishte ai që e vrau të miturën, duke e shtyrë nga ballkoni i banesës më 25 tetor 2024 në qytetin italian të Piacenzës, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, 17-vjeçari, i cili ishte 15 vjeç në kohën kur ndodhi ngjarja, ndryshoi dëshminë e tij gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, duke hequr dorë nga pretendimet e mëparshme për pafajësi dhe duke pranuar autorësinë e krimit.
I mituri ishte dënuar me 17 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë vitin e kaluar. Gjatë seancës, ai u paraqit përmes një lidhjeje me video nga burgu për të mitur në Catanzaro.
Përveç pranimit të fajësisë, 17-vjeçari kërkoi falje për veprimin e tij dhe për faktin që priti kaq gjatë për ta pranuar krimin.
Ndërkohë, Gjykata ka urdhëruar hartimin e një raporti mbi sjelljen e tij në institucionin korrektues, pasi ndaj tij janë raportuar edhe denoncime për vepra të tjera.
Avokati Emilio Malaspina, i cili përfaqëson nënën e Aurora Tilës, deklaroi se rrëfimi i të akuzuarit i jep fund një kapitulli të dhimbshëm, por shprehu shpresën se Gjykata e Apelit do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
“Me rrëfimin, një rreth mbyllet. Por shpresojmë që Gjykata do të mbështesë vendimin e shkallës së parë, i cili vendosi një dënim të përshtatshëm”, tha ai.
Seanca e radhës gjyqësore është caktuar të mbahet më 10 shtator./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












