Lajme
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot ai drejton kuzhinën e hotelit prestigjioz SEELEITEN, ndërsa mediat italiane e rendisin mes emrave më premtues të gastronomisë moderne.
Nga bankat e shkollës fillore në Çegran të Gostivarit deri në kuzhinat e një prej hoteleve më prestigjioze në Tirolin e Jugut, rrugëtimi i Erduan Rexhepit është historia e një të riu që e shndërroi pasionin në profesion dhe ëndrrën në sukses, transmeton albinfo.ch.
Mediat italiane i kanë kushtuar së fundmi një portret të veçantë shefit të kuzhinës me prejardhje shqiptare, duke vlerësuar talentin, kreativitetin dhe qasjen e tij moderne në restorantin SEELEITEN në Caldaro të Bolzanos. Sipas tyre, Rexhepi është një nga emrat në ngjitje të gastronomisë italiane.
I lindur më 29 tetor 1997, Erduani kaloi vitet e para të fëmijërisë në Çegran të Gostivarit. Pas përfundimit të klasës së tretë, familja u vendos në Itali, ku ai nisi një kapitull të ri të jetës që do ta çonte drejt një karriere të suksesshme.
Ajo që e bën historinë e tij edhe më të veçantë është fakti se e gjithë rruga profesionale është ndërtuar në të njëjtin vend. Në vitin 2013, ai iu bashkua hotelit SEELEITEN si një i ri pa përvojë, ndërsa sot është shefi i kuzhinës që drejton një ekip prej rreth 25–26 profesionistësh.
“Ka qenë një histori e madhe për mua, sepse e kam nisur nga zero dhe kam arritur deri në majë, pa e ndryshuar asnjëherë vendin e punës”, është shprehur Rexhepi.
Prej tre vitesh ai mban postin e Shefit të Kuzhinës, duke ndërtuar një identitet gastronomik që ndërthur teknikat moderne me produktet vendore. Në këtë rrugëtim, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe mentori i tij, shefi Oliver Thaler, me të cilin bashkëpunoi për shumë vite.
Krijimet e tij kulinare kanë tërhequr vëmendjen e kritikës italiane. Mes tyre spikat ravioli me tartuf me “zemër të lëngshme”, i përgatitur me një teknikë të veçantë gatimi në tri faza, si dhe “Panzanella Alpina”, një interpretim bashkëkohor i një recete tradicionale italiane.
Pikërisht kjo qasje inovative ka ndikuar që hoteli dhe restoranti SEELEITEN të vlerësohen nga udhëzuesit më prestigjiozë gastronomikë, si Michelin dhe Gambero Rosso.
Që nga viti 2024, hoteli është nderuar me 1 Michelin Key (Çelës Michelin), një nga vlerësimet më të rëndësishme për hotelet në botë, i cili njeh cilësinë e jashtëzakonshme të shërbimit, përvojës dhe ofertës gastronomike.
“Ky është një çmim shumë i veçantë për mua dhe për të gjithë stafin e hotelit”, ka thënë Rexhepi.
Në një moshë ende të re, Erduan Rexhepi është shndërruar në një emër të respektuar në gastronominë italiane, duke dëshmuar se përkushtimi, talenti dhe puna e vazhdueshme mund të çojnë drejt majave të suksesit. Historia e tij është një tjetër dëshmi se shqiptarët po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare edhe në botën e kulinarisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











