Lajme
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë”
Elena Daçi, e lindur dhe e rritur në Londër, përfundoi me sukses studimet në University of Cambridge, ku në punimin e diplomës krahasoi kryeveprën e Gjergj Fishtës me “Iliadën” e Homerit.
Një tjetër histori frymëzuese suksesi vjen nga diaspora shqiptare. Elena Daçi, me origjinë nga Hasi, ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet në University of Cambridge, një nga universitetet më prestigjioze në botë, transmeton albinfo.ch.
E lindur dhe e rritur në Londër, Elena ndoqi studimet në degën Classics, duke u specializuar në gjuhët e lashta latine dhe greke, letërsinë klasike, filozofinë, arkeologjinë dhe historinë e artit.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është tema e punimit të saj të diplomës. Në tezën prej rreth 10 mijë fjalësh, Elena krahasoi kryeveprën “Lahuta e Malësisë” të At Gjergj Fishtës me “Iliadën” e Homerit, duke sjellë në një nga universitetet më të njohura në botë vlerat e letërsisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
Përmes këtij studimi, ajo kontribuoi në promovimin e kulturës shqiptare në një mjedis akademik ndërkombëtar, duke dëshmuar se veprat e letërsisë sonë meritojnë të jenë pjesë e debatit dhe studimeve në institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë.
Edhe pse jeton në Mbretërinë e Bashkuar, Elena nuk i ka shkëputur lidhjet me vendlindjen e familjes së saj. Ajo rikthehet çdo verë në Has, duke ruajtur me krenari identitetin, traditat dhe kulturën shqiptare.
Për arritjen e saj e ka uruar edhe Shoqata Kulturore Hasi, e cila e cilësoi suksesin e Elenës si një krenari për Hasin dhe për gjithë shqiptarët. Shoqata shprehu mirënjohje edhe për prindërit e saj, për mbështetjen dhe përkushtimin në edukimin e së bijës.
Historia e Elena Daçit është një dëshmi se përkushtimi ndaj dijes, puna e palodhur dhe ruajtja e identitetit kombëtar mund t’i çojnë të rinjtë shqiptarë drejt majave të arsimit botëror, duke promovuar njëkohësisht kulturën dhe vlerat shqiptare në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












