Shqipëria
Rritet numri i azilkërkuesve në Shqipëri
173 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2025
Instituti i Statistikave i Shqipërisë ka publikuar të dhënat për vitin 2025, të cilat tregojnë rritje të numrit të azilkërkuesve në Shqipëri, si dhe një numër të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që kanë hequr dorë nga shtetësia, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar 144 azilkërkues, ose 40 më shumë se një vit më parë. Kërkesat për azil janë përqendruar kryesisht gjatë muajve gusht, shtator dhe tetor, të cilët përbëjnë 63.2 për qind të totalit vjetor.
Të dhënat tregojnë se 39.6 për qind e azilkërkuesve janë nga Egjipti, 11.8 për qind nga Afganistani dhe 9.7 për qind nga Palestina.
Raporti evidenton gjithashtu se gjatë vitit 2025, 173 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Grupmosha 30–39 vjeç përbën pjesën më të madhe të tyre, me 43.9 për qind të rasteve.
Nga ana tjetër, 495 persona fituan shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2025. Shumica e tyre, 56.1 për qind, janë nga Kosova, ndërsa 20.1 për qind janë shtetas të Turqisë.
Sipas INSTAT-it, këto të dhëna pasqyrojnë ndryshimet në dinamikat migratore dhe demografike të vendit, duke nxjerrë në pah sfidat që lidhen me lëvizjen e popullsisë dhe strukturën demografike të Shqipërisë. /Albinfo.ch



E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












