Shqipëria

Rama ‘mëson’ robotin të bëjë shqiponjën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndërsa ndodhet në Bochum, Gjermani, ku ka marrë pjesë në punimet e Ruhr Summit, kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë, ka ndarë në rrjetet sociale një video të veçantë.

Në të shfaqet kryeministri Rama duke ‘mësuar’ një robot që të bëjë simbolin e shqiponjës me duar, transmeton albinfo.ch.

E mesa duket, për robotin ka qenë një mësim i thjeshtë, teksa shihet duke e realizuar mjaft mirë.