Kosova
LVV mirëpret propozimin për garë me dy kandidatë për president, LDK insiston në Vjosa Osmanin
Lëvizja Vetëvendosje e sheh si të pranueshme idenë që për postin e presidentit të garojnë një kandidat i saj dhe një kandidat i përbashkët i ish-opozitës, ndërsa LDK-ja thotë se mbetet pas kandidaturës së Vjosa Osmanit.
Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur idenë e hedhur nga përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një garë me dy kandidatë për postin e presidentit të vendit, si mënyrë për të shmangur një bllokadë të re institucionale, përcjell albinfo.ch.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se presidenti është përgjegjësi e të gjithë deputetëve dhe jo vetëm e shumicës parlamentare.
Sipas tij, një garë mes kandidatit të Vetëvendosjes dhe një kandidati të përbashkët të partive që kanë qenë në opozitë do të mund të siguronte kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit.
“Ka mënyra të ndryshme për ta tejkaluar bllokadën nëse ka vullnet politik. Kjo është një nga mënyrat”, ka deklaruar Rrustemi.
Ideja u propozua fillimisht nga deputeti i zgjedhur i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili sugjeroi që partitë e ish-opozitës të mbështesin një kandidat të përbashkët për president, konkretisht Ramush Haradinaj, ndërsa përballë tij të garojë kandidati i propozuar nga LVV-ja.
Sipas këtij skenari, 57 deputetët e Vetëvendosjes dhe 47 deputetët e partive të ish-opozitës do të siguronin kuorumin prej 80 deputetësh, i nevojshëm në dy raundet e para të votimit për president.
Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duket e gatshme të heqë dorë nga kandidatura e saj. Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Vjosa Osmani mbetet kandidatja e LDK-së për presidente.
“Ka 10 ditë që i kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse për bashkëpunim dhe nuk dalim jashtë tyre”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, edhe deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka bërë thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse, duke kërkuar që partitë politike të arrijnë marrëveshje për të gjitha institucionet dhe jo vetëm për zgjedhjen e presidentit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit u mbajtën pasi deputetët e legjislaturës së kaluar nuk arritën të zgjedhin presidentin, duke çuar vendin në një krizë institucionale dhe në zgjedhje të reja parlamentare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz









