Kosova
Nga sot shtrenjtohen biletat e transportit publik në Prishtinë
Nga sot kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për transportin publik në Prishtinë,
Nga sot kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për transportin publik në Prishtinë, pas vendimit të Komunës së Prishtinës për rritjen e çmimeve të biletave, përcjell albinfo.ch.
Sipas vendimit, bileta njëdrejtimëshe, e cila deri më tani kushtonte 50 centë, tani do të kushtojë 80 centë.
Megjithatë, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë një çmim më të ulët nëse zgjedhin pagesën përmes sistemit digjital. Në këtë rast, bileta njëdrejtimëshe do të kushtojë 60 centë.
Tarifat e reja nuk prekin vetëm biletën njëdrejtimëshe, por edhe kategoritë e tjera të transportit publik. Ndryshimet përfshijnë biletat ditore, javore dhe mujore, si dhe biletën për linjën e Aeroportit, përveç biletave vjetore dhe atyre korporative në format digjital.
Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe pritet të ndikojë te të gjithë përdoruesit e transportit publik në kryeqytet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













