Kosova
Kurti kërkon nga BE-ja statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën
Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja ta avancojë Kosovën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Kosova ka shënuar përparim në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat politike, demokracinë dhe reformat evropiane, si dhe ka regjistruar rritje të vazhdueshme ekonomike.
Ai theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synimi strategjik i Kosovës, duke kërkuar që BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve me avancimin e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.
Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes, integrimin e Kosovës në zonën “Roam Like at Home”, Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal, si dhe çështje që lidhen me infrastrukturën, tregtinë, digjitalizimin dhe arsimin./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














