Botërori 2026

Sensacion në Botëror: Paraguai eliminon Gjermaninë pas penalltive

Gjermania ndalet nga Paraguai, befasia më e madhe e Botërorit

Gjermania i ka dhënë fund aventurës në Kupën e Botës 2026, pasi u eliminua nga Paraguai në raundin e 1/32 së finales, pas humbjes 4:3 në penallti, përcjell albinfo.ch.

Ndeshja përfundoi 1:1 pas 120 minutave lojë. Paraguai kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Julio Encisos, ndërsa Kai Havertz barazoi në minutën e 52-të për Gjermaninë.

Heroi i kualifikimit ishte portieri Orlando Gill, i cili priti dy penallti vendimtare dhe i siguroi Paraguait një fitore historike.

Me këtë sukses, Paraguai siguron për herë të parë që nga viti 2010 një vend në 1/16 e finales, ndërsa eliminimi i Gjermanisë konsiderohet një nga befasitë më të mëdha të këtij Botërori. /Albinfo.ch