Lajme
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani
Raportohet se një vajzë 20-vjeçare nga fshati Damanek i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga organe e sigurisë gjermane dhe autoriteteve shëndetësore, viktima është R.K. Deri më tani nuk janë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit apo mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Lajmi është bërë i ditur edhe përmes një njoftimi mortor të publikuar nga faqja e fshatit Damanek në Facebook, ku familjes i janë shprehur ngushëllime për humbjen e rëndë.
Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë në një moment të mëvonshëm.
Ndërkohë, autoritetet gjermane pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit në ditët në vijim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











