Futboll
Vedat Muriqi: Rikthimi te Fenerbahçe është një krenari e madhe për mua
Sulmuesi i Kosovës thotë se është rikthyer më i pjekur dhe me më shumë përvojë, ndërsa synimi kryesor mbetet fitimi i titullit me klubin turk.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është shprehur i lumtur për rikthimin te Fenerbahçe, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë në karrierën e tij, transmeton albinfo.ch.
Pas periudhës së kaluar në La Liga me Mallorcën, futbollisti kosovar është rikthyer në klubin nga Stambolli, ku kishte luajtur edhe gjatë sezonit 2019/2020.
Në një intervistë për televizionin zyrtar të Fenerbahçes, Muriqi tha se rikthimi në klub i ka zgjuar emocione të veçanta.
“Është një nder dhe krenari të jem këtu. E kam kuptuar sa shumë më kishte munguar ky klub dhe kjo atmosferë”, u shpreh ai.
Muriqi theksoi se përvoja e fituar në kampionatet evropiane e ka bërë një futbollist më të kompletuar dhe më të pjekur.
“Tash jam një lojtar tjetër, me më shumë përvojë, por edhe më i uritur për sukses”, deklaroi sulmuesi.
Ai shtoi se objektivi kryesor i Fenerbahçes në sezonin e ri është fitimi i titullit të kampionit, duke theksuar se do të japë kontribut maksimal për ekipin.
“Do të jap maksimumin, qoftë me gola, asistime apo punë në fushë. Synimi ynë është trofeu dhe besoj se mund ta arrijmë”, përfundoi Muriqi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











