Kosova
SHBA mban në fuqi sanksionet për Ballkanin, Kosova me 29 individë e subjekte në listën e zezë
SHBA ka zgjatur për një vit regjimin e sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosova renditet e dyta në rajon me 29 individë dhe subjekte të përfshira në listën e zezë.
Shtetet e Bashkuara kanë zgjatur edhe për një vit mekanizmin ligjor që mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave më të fundit, deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane figurojnë 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të rajonit. përcjell albinfo.ch.
Serbia kryeson me 49 individë dhe subjekte të sanksionuara, ndërsa Kosova renditet e dyta me 29, e pasuar nga Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqipëria (8) dhe Mali i Zi (7).
Sanksionet vendosen nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) pranë Departamentit amerikan të Thesarit dhe synojnë individë e kompani të dyshuara për korrupsion, krim të organizuar, destabilizim të rajonit, terrorizëm ose lidhje me Rusinë.
Në Kosovë, në listën e zezë ndodhen 14 subjekte juridike, shumica të lidhura me rrjete të krimit të organizuar në veri të vendit, përfshirë kompani të lidhura me Zvonko Veselinoviqin dhe Sinisha Nedeljkoviqin. Në listë figuron edhe organizata e mbyllur “Ringjallja e Shoqatës së Trashëgimisë Islame”, e sanksionuar për lidhje me terrorizmin.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e pasurisë, ndalimin e transaksioneve financiare dhe kufizime të tjera, me synim izolimin e individëve dhe subjekteve të përfshira në aktivitete që cenojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit./Albinfo.ch
Për më shumë detaje rreth sanksioneve klikoni – Këtu
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












