Shqipëria
Deputetë dhe zyrtarë shqiptarë në Zvicër për të studiuar modelin e referendumeve
Vizita studimore synon shkëmbimin e përvojave mbi demokracinë direkte dhe praktikat zvicerane të organizimit të referendumeve
Një delegacion nga Shqipëria, i përbërë nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Gjykatës Kushtetuese, ka zhvilluar një vizitë studimore në Zvicër për t’u njohur nga afër me sistemin zviceran të referendumeve dhe demokracisë direkte, përcjell albinfo.ch.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, delegacioni u takua me përfaqësues të Parlamentit Zviceran, Kancelarisë Federale, autoritete të Kantonit të Bernës, komitete lokale të referendumeve, si dhe ekspertë akademikë të fushës.
Diskutimet u fokusuan në tema kyçe që lidhen me organizimin dhe funksionimin e referendumeve, përfshirë pragjet e vlefshmërisë, kuadrin ligjor, procedurat për nisjen e nismave qytetare, koordinimin ndërinstitucional, qasjen në media, rregullat e fushatës dhe mekanizmat e ankimimit.
Organizatorët e cilësuan vizitën si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe përfitimin e njohurive praktike nga një prej modeleve më të zhvilluara të demokracisë direkte në botë.
Qëllimi i kësaj vizite është që praktikat dhe përvojat e suksesshme zvicerane të mund të shërbejnë si referencë në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike dhe referendare në Shqipëri. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













