Kosova
Haziri sqaron deklaratat: Vjosa Osmani mbetet kandidatja e vetme e LDK-së për presidente
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka sqaruar publikisht deklaratat e tij të fundit lidhur me çështjen e presidentit të vendit, duke theksuar se qëndrimi zyrtar i partisë mbetet i pandryshuar, përcjell albinfo.ch.
Përmes një reagimi, Haziri bëri të ditur se Vjosa Osmani vazhdon të jetë emri i vetëm i nominuar nga LDK-ja për postin e presidentes së Kosovës.
Ai tha se në debatet paszgjedhore ka paraqitur vetëm parime dhe modalitete të mundshme për bashkëpunim politik, me synimin e krijimit të stabilitetit institucional dhe politik në vend, pa cenuar qëndrimet zyrtare të partisë.
Haziri nënvizoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në periudhën e ardhshme dhe se çdo iniciativë apo kërkesë politike do të shqyrtohet përmes strukturave legjitime të partisë.
Në fund të reagimit, ai theksoi rëndësinë e demokracisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke kundërshtuar konceptin e “një partie, një shteti”.
“Askush mbi Republikën”, ka përfunduar Haziri në mesazhin e tij. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












