Shqipëria
Aeroporti i Tiranës: Për 24 orë, 53 mijë pasagjerë
Sipas TIA-s, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 53 mijë pasagjerë, ndërsa strukturat doganore vijojnë punën për garantimin e përpunimit efikas dhe shërbimit me standarde të larta
Me nisjen e sezonit veror është rritur ndjeshëm fluksi i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë.
Sipas TIA-s, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 53 mijë pasagjerë, ndërsa strukturat doganore vijojnë punën për garantimin e përpunimit efikas dhe shërbimit me standarde të larta.
Përballë fluksit të shtuar, strukturat doganore dhe institucionet përgjegjëse në aeroport vijojnë punën për të garantuar përpunimin sa më efikas të udhëtarëve, duke synuar shmangien e vonesave dhe ofrimin e një shërbimi në standarde të larta, transmeton albinfo.ch.
Rritja e numrit të pasagjerëve lidhet me shtimin e fluturimeve dhe zgjerimin e destinacioneve ajrore gjatë muajve të verës, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbetet pika kryesore hyrëse dhe dalëse e udhëtarëve në vend.
Autoritetet dhe strukturat operuese në aeroport kanë shtuar masat e organizimit dhe koordinimit për menaxhimin e sezonit të ngarkuar turistik, me fokus garantimin e sigurisë, shpejtësisë së shërbimit dhe një përvoje sa më të mirë për pasagjerët vendas dhe të huaj.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












