Botërori 2026
Zvicra mund të përballet me një situatë të pazakontë ndaj Kanadasë në Botërorin 2026
Spekulimet për llogaritjet taktike para ndeshjes së fundit të grupit po nxisin debat në Zvicër
Para ndeshjes vendimtare mes Zvicrës dhe Kanadasë në Grupin B të Botërorit 2026, mediat zvicerane po diskutojnë një skenar të pazakontë: a do t’i leverdiste Zvicrës të mos fitonte ndaj vendit mikpritës për të pasur një rrugë potencialisht më të favorshme në fazën me eliminim direkt?
Aktualisht, Kanadaja kryeson grupin me 4 pikë dhe golavarazh më të mirë, ndërsa Zvicra ka po ashtu 4 pikë. Për të siguruar vendin e parë, helvetikët kanë nevojë për fitore, ndërsa Kanadasë i mjafton edhe një barazim, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, pozita e parë dhe e dytë mund të sjellin rrugë shumë të ndryshme në fazën nokaut. Sipas analizave të mediave zvicerane, fitimi i grupit do t’i jepte Zvicrës më shumë ditë pushim, do ta mbante ekipin në Vancouver për ndeshjet e ardhshme dhe do t’i shmangte udhëtimet e gjata. Nga ana tjetër, mund të çonte në përballje më të vështira në raundet e mëvonshme.
Kjo ka nxitur diskutime nëse disa ekipe mund të preferojnë një pozitë më të ulët në grup për arsye taktike. Megjithatë, drejtuesit e Federatës Zvicerane kanë hedhur poshtë idenë e kalkulimeve të tilla, duke theksuar se objektivi i vetëm është fitorja. Zyrtarët e ekipit kanë deklaruar se parashikimi i skenarëve të ardhshëm është i pasigurt dhe se tentativa për të manipuluar renditjen shpesh rezulton e pasuksesshme.
Përveç rëndësisë sportive, ndeshja ka vlerë të madhe edhe për organizimin e mëtejshëm të ekipit. Një fitore ndaj Kanadasë do t’i siguronte Zvicrës më shumë kohë për rikuperim dhe përgatitje para fazës nokaut, ndërsa një vend i dytë do të nënkuptonte një kalendar shumë më të ngjeshur.
Për këtë arsye, përballja e sotme në Vancouver po konsiderohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve për Zvicrën, jo vetëm për kualifikimin, por edhe për ndikimin që mund të ketë në të gjithë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











