Botërori 2026
Ndeshja ndaj Kanadasë në Vancouver cilësohet “jackpot” për Zvicrën
Përballja e Botërorit 2026 po shihet si një mundësi e artë për promovimin e Zvicrës dhe lidhjen me komunitetin zviceran në Kanada
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kanadasë në Botërorin 2026, që zhvillohet në Vancouver, po konsiderohet si një mundësi e jashtëzakonshme për Zvicrën. Konsulli i Përgjithshëm i Zvicrës në Vancouver, Thomas Schneider, e ka quajtur përballjen me vendin mikpritës një “jackpot”, duke theksuar rëndësinë sportive dhe promovuese të këtij takimi, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, Konsullata Zvicerane ka nisur përgatitjet që prej vjeshtës së kaluar, duke bashkëpunuar me organizatorët, policinë dhe autoritetet lokale për të garantuar mbështetje për tifozët zviceranë gjatë kampionatit.
Kanadaja është shtëpia e mbi 41 mijë shtetasve zviceranë të regjistruar, duke përbërë komunitetin e pestë më të madh zviceran jashtë vendit. Për këtë arsye, ndeshja ndaj Kanadasë ka ngjallur interes të madh si te diaspora zvicerane, ashtu edhe te publiku vendas.
Përfaqësuesit zviceranë shpresojnë që kombëtarja të përfundojë në vendin e parë në grup, pasi kjo do t’i mundësonte zhvillimin e një tjetër ndeshjeje në Vancouver në fazën e 1/32-tës së finales. Në rast të avancimit të mëtejshëm, ekziston mundësia që Zvicra të luajë edhe një ndeshje të tretë në qytetin kanadez.
Ndërkohë, atmosfera e Botërorit tashmë ka pushtuar Vancouverin, ku mijëra tifozë nga vende të ndryshme janë mbledhur për të ndjekur ndeshjet. Megjithatë, një nga shqetësimet kryesore mbetet çmimi i lartë i biletave, i cili sipas organizatorëve dhe tifozëve po e vështirëson pjesëmarrjen e shumë adhuruesve të futbollit.
Pavarësisht kësaj, autoritetet zvicerane dhe tifozët mbeten optimistë se ndeshja kundër Kanadasë do të shndërrohet në një festë të futbollit dhe një moment të rëndësishëm për promovimin e Zvicrës në skenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













