Lajme

Mbyten 59 pula për shkak të mbajtjes së papërgjegjshme nga pronari

Zyra veterinare raportoi se kushtet higjienike të mbarështimit të kafshëve ishin "jashtëzakonisht të këqija".

Shërbimi veterinar i Kantonit të Aargaut ka ndërhyrë në një rast të mbarështimit të paregjistruar të kafshëve.

Pas një informacioni nga komuniteti, policia u dërgua në rrethin Kulm të Aargaut. Zyra veterinare raportoi se kushtet higjienike të mbarështimit të kafshëve ishin “jashtëzakonisht të këqija”, transmeton albinfo.ch.

“Një numër i madh pulash ishin pa dritë ose qasje në ujë”. Disa kufoma u gjetën në stalla. Ushqimi ishte i mykur, raporton srf.ch.

Pronari i kafshëve ishte i panjohur për autoritetet. Disa kafshë u zhvendosën dhe 59 pula u eutanizuan.

Pronari i kafshëve është akuzuar dhe i është ndaluar mbajtja e kafshëve. Hetimet penale janë duke vazhduar.