Lajme
Shtetasi spanjoll lëndon një polic dhe një police në St. Gallen
Policja dhe polici po kontrollonin identitetin e një burri që po sillej në mënyrë agresive ndaj një personi tjetër
Gjatë një ndjekjeje në këmbë në qytetin e St. Gallen të hënën, një burrë 42-vjeçar plagosi një oficer policie dhe një police dhe më pas u arrestua. Sipas policisë, personi në fjalë më parë ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj një personi tjetër.
Policja dhe polici po kontrollonin identitetin e një burri që po sillej në mënyrë agresive ndaj një personi tjetër pranë parkut të shkollës kantonale në qytetin e St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Kjo u raportua nga policia kantonale e St. Gallen në një deklaratë të martën.
Spanjolli 42-vjeçar gjithashtu u soll në mënyrë kërcënuese dhe jo bashkëpunuese ndaj policisë, shkruan SDA.
“Ai iku papritmas, me ç’rast policët e ndoqën në këmbë”, vazhdon deklarata. Ata arritën ta ndalonin të përmendurin në Linsenbühlstrasse me ç`rast i u rezistoi atyre. Gjatë ndjekjes, polici pësoi një dëmtim të paspecifikuar në gju, dhe policja pësoi lëndime të lehta në fytyrë.
42-vjeçari më pas iku përsëri. Ai u ndalua dhe u arrestua përfundimisht me ndihmën e policisë së qytetit në një autobus publik në Bohl. Ai akuzohet për dhunë dhe kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












