Lajme

“Snow train” që lidh Gjenevën me Valisin funksionon edhe gjatë verës

Treni i njohur për sezonin e skijimit në dimër, tashmë operon çdo të diel edhe në muajt e verës me orare të rregullta nga aeroporti i Gjenevës

Treni i njohur Verbier Express, i cili gjatë dimrit transporton udhëtarët dhe skiatorët nga Aeroporti i Gjenevës drejt Le Châble në kantonin Valis, këtë verë po vazhdon të operojë në të njëjtën linjë çdo të diel, përcjell albinfo.ch.

Sipas orarit të ri sezonal, nga Aeroporti i Gjenevës nisen dy trena, me një orë diferencë, në orën 06:30 dhe 08:30 të mëngjesit. Rruga e tyre kalon nëpër disa qytete zvicerane, përfshirë Geneva, Coppet, Nyon, Gland, Rolle, Allaman, Morges, Renens, Lausanne, Vevey, Montreux, Villeneuve, Aigle, Bex, Saint-Maurice dhe Martigny, para se të mbërrijnë në Le Châble në orën 08:52 dhe 10:52.

Në kthim, trenat nisen në orën 15:57 dhe 16:57, ndërsa mbërrijnë në Aeroportin e Gjenevës në orën 18:30 dhe 19:30.

Ky shërbim sezonal ofron një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të përshtatshme mes aeroportit dhe zonave malore, duke u bërë një opsion i rëndësishëm edhe gjatë sezonit veror për turistët dhe banorët e rajonit. /Albinfo.ch