Futboll
Tetë vjet nga nata historike e Shaqirit dhe Xhakës ndaj Serbisë
Golat e dy futbollistëve shqiptarë i sollën Zvicrës fitoren ndaj Serbisë, ndërsa festimi me shqiponjë bëri jehonë në mbarë botën
Në mbrëmjen e 22 qershorit 2018, dy futbollistët shqiptarë i siguruan Zvicrës një fitore të madhe ndaj Serbisë në Botëror, ndërsa festimi me shqiponjë mbeti një nga momentet më të kujtuara në historinë e futbollit, përcjell albinfo.ch.
Kanë kaluar tetë vjet nga një prej ndeshjeve më emocionuese dhe më të përfolura në historinë e futbollit zviceran. Më 22 qershor 2018, në Kupën e Botës në Rusi, Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 2:1 falë golave të dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Serbia kaloi e para në epërsi, por në pjesën e dytë Granit Xhaka barazoi rezultatin me një supergol nga distanca. Mesfushori shqiptar e festoi golin duke formuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe rezultati ishte 1:1, në skenë doli Xherdan Shaqiri. Ai realizoi një kundërsulm fantastik në minutën e 90-të dhe shënoi golin e fitores, duke vulosur triumfin e Zvicrës. Edhe Shaqiri festoi me simbolin e shqiponjës, ndërsa pranë tij ishte edhe Stephan Lichtsteiner.
Fitorja i hapi rrugën Zvicrës drejt fazës tjetër të Botërorit, ndërsa Serbia u eliminua nga gara. Për shumë shqiptarë anembanë botës, ajo natë mbetet një nga momentet më të veçanta sportive.
Vetë Shaqiri më vonë kishte deklaruar se goli ndaj Serbisë ishte më i rëndësishmi dhe më i bukuri i karrierës së tij. Edhe pse u pensionua nga kombëtarja zvicerane pas Euro 2024, ai vazhdon të konsiderohet një nga legjendat e futbollit zviceran./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











