Lajme
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028
Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një batalioni të dedikuar të dronëve dhe robotikës deri në vitin 2028. Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e forcave të armatosura dhe përshtatjen me realitetin e ri të luftës moderne, ku dronët dhe sistemet autonome po luajnë rol gjithnjë e më të rëndësishëm, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane po investojnë gjithashtu në zhvillimin e kapaciteteve kundër dronëve, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe trajnimin e personelit për operimin e sistemeve pa pilot.
Vetëm në paketën e armatimit për vitin 2026 janë paraparë dhjetëra milionë franga për dronë dhe sisteme anti-dron, ndërsa ushtria po teston edhe dronë sulmues të ngjashëm me ata që përdoren në luftën në Ukrainë.
Sipas ekspertëve të sigurisë, lufta në Ukrainë ka treguar se dronët dhe robotët tokësorë po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën e zhvillimit të operacioneve ushtarake. Kjo ka shtyrë edhe Zvicrën neutrale të rrisë investimet në teknologjitë autonome dhe të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse përballë kërcënimeve të reja.
Megjithëse Zvicra mbetet e përkushtuar ndaj neutralitetit, autoritetet theksojnë se modernizimi i ushtrisë është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë kombëtare në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të paqëndrueshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












