Kosova
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën
Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të qarkullimit në pikën kufitare të Morinës, ku mbi 10 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar ditët e pushimit në bregdet.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Kukës, nga mëngjesi i së shtunës deri në orët e pasdites, në territorin shqiptar kanë hyrë 10,874 shtetas të Kosovës me gjithsej 3,712 automjete.
Morina vazhdon të mbetet pika kryesore hyrëse për pushuesit kosovarë, të cilët gjatë muajve të verës zgjedhin masivisht destinacionet turistike shqiptare.
Shumica e udhëtarëve kanë si destinacion bregdetin e Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, Vlorës dhe rivierën e jugut, ku pritet një fluks edhe më i madh gjatë fundjavës.
Autoritetet kufitare kanë shtuar masat për të përballuar qarkullimin e lartë dhe për të shmangur pritjet e gjata në hyrje të Shqipërisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












