Lajme

Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare

Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në kategorinë super të lehtë

Boksieri me origjinë shqiptare, Luis Vela, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u shpallur kampion i WBC International në kategorinë super të lehtë, vetëm në moshën 19-vjeçare, transmeton albinfo.ch.

Vela po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në botën e boksit me paraqitjet e tij mbresëlënëse në ring dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.

Pas fitimit të titullit WBC Youth, boksieri i ri vazhdoi serinë e sukseseve duke mposhtur Oussama Kebdani, çka i siguroi edhe titullin prestigjioz WBC International.

I lindur dhe i rritur në Rovereto të Italisë, por me rrënjë shqiptare, Luis Vela po ndërton një karrierë premtuese dhe po shihet si një nga emrat që mund të arrijë majat e boksit profesionist në vitet e ardhshme. /Albinfo.ch