Simbolet naziste përfaqësojnë një ideologji mizantropike që bie ndesh me vlerat themelore të një shoqërie të lirë dhe demokratike, shkruan Këshilli Federal në mesazhin e tij. Aktualisht, shfaqja e simboleve të tilla është vepër penale vetëm nëse promovon njëkohësisht ideologjinë përkatëse, transmeton albinfo.ch.
Jo vetëm svastikat (simboli i kryqit të thyer) dhe përshëndetja e Hitlerit do të ndalohen, por edhe simbolet e modifikuara, siç janë gjestet, përshëndetjet dhe tatuazhet.
Interneti dhe mediat audiovizuale gjithashtu duhet të konsiderohen hapësira publike, shkruan srf.ch.
Kodet numerike përkatëse – si 88 – do të përjashtohen për shkak të paqartësisë së tyre. Drafti u ndryshua në këtë pikë pas procesit të konsultimit. Përjashtime ekzistojnë edhe për qëllime edukative, shkencore ose artistike.