Lajme
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune
Punonjësit duhet të çregjistrohen kur shkojnë në tualet? Gjykata jep vendimin
Një gjykatë në Zvicër ka vendosur se kompanitë mund t’u kërkojnë punonjësve të çregjistrohen nga orari i punës gjatë pushimeve për në tualet, për sa kohë masa është e arsyetuar dhe nuk është diskriminuese, transmeton albinfo.ch.
Një gjykatë rajonale në Zvicër ka vendosur se është e ligjshme që punonjësit të çregjistrohen nga orari i punës kur shkojnë në tualet, nëse kjo masë është e justifikuar objektivisht dhe nuk krijon diskriminim.
Rasti lidhet me kompaninë Jean Singer et Cie në kantonin e Neuchâtelit, prodhuese e fushave të orëve, e cila në vitin 2021 vendosi që të gjithë punonjësit të regjistronin daljen nga puna gjatë pushimeve për në tualet.
Vendimi shkaktoi kundërshtime të forta, veçanërisht nga sindikata Unia, e cila përfaqëson punonjësit dhe e konsideroi masën të padrejtë.
Pas përfundimit të procesit gjyqësor, gjykata vendosi se rregulli nuk bie ndesh me ligjin, me kusht që kompania të ketë arsye objektive për zbatimin e tij dhe të marrë masa për të shmangur efektet diskriminuese.
Gjykata theksoi se duhet të merret parasysh fakti që gratë, në përgjithësi, kanë nevojë për më shumë kohë gjatë pushimeve për në tualet sesa burrat./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












