Lajme
Zvicra bie në renditjen globale të konkurrueshmërisë
Zvicra ka humbur vendin e parë në renditjen botërore të konkurrueshmërisë ekonomike të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD). Sipas raportit të fundit, Singapori është rikthyer në krye të listës, i ndjekur nga Hong Kongu, ndërsa Zvicra renditet e treta.
Rënia e Zvicrës lidhet kryesisht me dobësimin e performancës ekonomike, e cila ka rënë ndjeshëm për shkak të uljes së investimeve të huaja direkte dhe ndikimit të pasigurive gjeopolitike. Raporti vëren gjithashtu se kostot e larta të jetesës dhe të biznesit po ndikojnë në konkurrueshmërinë e ekonomisë zvicerane.
Megjithatë, Zvicra vazhdon të ketë rezultate të forta në fusha si efikasiteti i qeverisjes, kapaciteti i bizneseve dhe infrastruktura.
Studimi i IMD analizon 70 ekonomi në mbarë botën dhe vlerëson faktorë si stabiliteti institucional, aftësia për t’u përballur me krizat dhe krijimi i kushteve për zhvillim ekonomik. Pas Zvicrës në renditje vijnë Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani Akademikja nga Kosova ndau përvojën dhe njohuritë e saj me studentët e programit DaZ/DaF në një... -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












