Lajme
Trenat e rinj të natës lidhin Cyrihun me Vjenën
"Nightjet" prezanton gjeneratën e re të trenave me kabina moderne, shtretër fiks dhe më shumë privatësi për udhëtarët
Udhëtimet me tren gjatë natës mes Cyrih dhe Vjenë kanë hyrë në një fazë të re, pasi gjenerata më e re e trenave Nightjet, të operuar nga ÖBB, ka përfunduar këtë javë udhëtimin e saj inaugurues në këtë linjë. transmeton albinfo.ch.
Trenat e rinj ofrojnë më shumë komoditet dhe një sërë shërbimesh të përmirësuara krahasuar me modelet e mëparshme. Mes risive përfshihen shtretër të fiksuar, mini-kabina për udhëtarët që udhëtojnë vetëm, si dhe kabina gjumi të pajisura me dush dhe tualet privat, duke garantuar më shumë privatësi dhe rehati gjatë udhëtimit.
Sipas operatorit hekurudhor austriak, modernizimi i flotës synon ta bëjë udhëtimin me tren të natës një alternativë edhe më tërheqëse ndaj fluturimeve të shkurtra dhe transportit rrugor.
ÖBB ka bërë të ditur gjithashtu se, duke filluar nga muaji dhjetor, trenat e rinj Nightjet do të qarkullojnë edhe në linjën ndërmjet Cyrih dhe Amsterdam, duke zgjeruar rrjetin e udhëtimeve moderne të natës në Evropë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?










