Lajme
Rihapen më herët se sa ishte planifikuar pikat kufitare mes Gjenevës dhe Francës
Pas përfundimit të samitit të G7, autoritetet kanë vendosur të rihapin që nga mëngjesi i së mërkurës 25 pika kufitare, ndërsa kontrollet e shtuara për automjetet që hynë në Zvicër janë hequr.
Pikat kufitare mes kantonit të Gjenevës dhe Francës, të cilat u mbyllën për arsye sigurie gjatë samitit të G7, janë rihapur më herët se sa ishte parashikuar, transmeton albinfo.ch.
Fillimisht ishte njoftuar se 25 kalimet kufitare do të rihapeshin të premten, por autoritetet vendosën që qarkullimi të rikthehej që nga ora 06:00 e mëngjesit të së mërkurës.
Mbyllja e përkohshme ishte vendosur për shkak të masave të sigurisë gjatë samitit të G7, i mbajtur në Evian më 15 dhe 16 qershor.
Njëkohësisht, janë ndërprerë edhe kontrollet e shtuara sistematike që ishin vendosur për automjetet që hynin në Zvicër gjatë zhvillimit të samitit.
Rihapja e pikave kufitare pritet të lehtësojë qarkullimin e përditshëm të mijëra udhëtarëve dhe punonjësve ndërkufitarë mes Francës dhe kantonit të Gjenevës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











