Kosova
Nis rinumërimi i votave në 185 vendvotime të rregullta
KQZ-ja thotë se procesi synon të verifikojë saktësinë e numërimit pas problemeve të evidentuara në disa qendra komunale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të enjten procesin e rinumërimit të votave në 185 vendvotime të rregullta, të cilat ishin numëruar fillimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, përcjell albinfo.ch.
Procesi po zhvillohet në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, ndërsa deri në momentin e publikimit të këtij lajmi janë rinumëruar tri vendvotime në komunën e Gjilanit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rinumërimi përfshin 185 vendvotime, ose 7.41 për qind të gjithsej 2,498 vendvotimeve të rregullta ku u zhvillua votimi më 7 qershor.
Sipas Elezit, vendimi është marrë si masë kontrolli për të adresuar problemet e evidentuara në disa Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e kaluara.
“Qëllimi është të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, më 17 qershor KQZ-ja përmbylli numërimin e të gjitha votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përfshirë votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtatë mandate.
Pas certifikimit të rezultateve, pritet të nisë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i partisë fituese është që institucionet të formohen sa më shpejt, duke bërë thirrje për bashkëpunim me opozitën, veçanërisht në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












