Kosova
Përfundon numërimi i të gjitha votave, LVV-ja siguron 53 mandate në Kuvend
PDK-ja nis procesin e zgjedhjeve të brendshme, ndërsa nga LDK-ja kërkohet reflektim pas rezultatit zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke përfshirë edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve përfundimtare të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike me 382,865 vota apo 47.13 për qind të totalit, duke siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 157,893 vota ose 19.44 për qind, që i sigurojnë 22 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 135,559 vota apo 16.69 për qind dhe do të përfaqësohet me 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 54,731 vota ose 6.74 për qind, duke siguruar 7 ulëse.
Me këtë rezultat, Vetëvendosje dhe deputetët e komuniteteve joserbe arrijnë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë, ndërsa për zgjedhjen e presidentit do të nevojitet një marrëveshje më e gjerë politike, pasi në dy raundet e para kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve në sallë.
Pas përfundimit të numërimit, partitë opozitare kanë paralajmëruar procese të brendshme reflektimi. Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të nisë zgjedhjet e brendshme nga muaji shtator, duke formuar një grup punues që do të përgatisë procesin organizativ dhe ligjor.
Ndërkohë, nga radhët e LDK-së janë shtuar thirrjet për reformim dhe zgjedhje të brendshme. Deputeti i zgjedhur Arben Gashi ka vlerësuar se rezultati prej 16.69 për qind nuk përfaqëson potencialin historik të partisë dhe ka kërkuar një proces të ri zgjedhor, demokratik dhe gjithëpërfshirës.
Megjithëse numërimi ka përfunduar, procesi zgjedhor vazhdon me fazën e auditimit, e cila përfshin rinumërimin e një pjese të vendvotimeve. Më pas pritet shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre nga KQZ-ja, hap që do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












