Lajme
Mashtrime të reja online në Zvicër: qytetarët humbasin para, bankat jo gjithmonë të qasshme 24/7
Në Zvicër është raportuar një rritje e mashtrimeve kibernetike ku persona të panjohur paraqiten si punonjës bankash dhe kontaktojnë qytetarët duke pretenduar “aktivitet të dyshimtë” në llogaritë e tyre. Përmes kësaj skeme, ata arrijnë të marrin të dhënat e hyrjes në bankingun online dhe më pas të zbrazin llogaritë bankare.
Sipas transmetuesit publik SRF, reagimi i shpejtë është vendimtar për të ndalur transaksionet e paligjshme, por vetëm një numër i kufizuar bankash ofrojnë mbështetje telefonike 24 orë për rastet e mashtrimeve në bankingun online. Në disa banka të mëdha zvicerane, shërbimi urgjent është i disponueshëm vetëm gjatë orarit të punës.
Bankat bëjnë dallim mes mashtrimeve me kartela bankare, Twint dhe banking online. Për kartela dhe Twint, shumica ofrojnë ndihmë 24/7, ndërsa për mashtrimet në banking online — ku kriminelët fitojnë qasje të plotë në llogari — vetëm UBS dhe PostFinance kanë linja emergjente gjatë gjithë kohës.
Autoriteti mbikëqyrës financiar FINMA ka kritikuar bankat për mungesën e qasjes 24/7 në këto raste, duke theksuar se kjo është një problem i vazhdueshëm në mbrojtjen e konsumatorëve. Ndërkohë, organizatat e konsumatorëve po kërkojnë rregulla më të forta, por qeveria federale nuk sheh nevojë për ndryshime ligjore për momentin.
Ekspertët këshillojnë qytetarët që në rast dyshimi të kontaktojnë menjëherë bankën dhe të bllokojnë llogarinë për të parandaluar transaksione të mëtejshme.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











