Lajme
Kujdes nga gjobat e rreme të parkimit në Vaud, policia lëshon alarm
Policia e kantonit Vaud ka paralajmëruar qytetarët për një valë të re mashtrimesh që po synojnë shoferët përmes gjobave të rreme të parkimit dhe njoftimeve të falsifikuara për dërgesa postare.
Mashtruesit po përdorin kode QR për të vjedhur të dhëna bankare dhe informacione personale, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, rastet janë raportuar kryesisht në komunat Crissier, Renens dhe Bussigny. Fletëpagesat e rreme imitojnë dokumentet e fondacionit të parkimeve dhe të Postës Zvicerane, duke u dukur në pamje të parë plotësisht autentike.
Pasi skanohet kodi QR, përdoruesi dërgohet në një faqe interneti të falsifikuar që kërkon të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare. Në disa raste, viktimave u thuhet se duhet të paguajnë menjëherë për të shmangur një gjobë shtesë prej 80 frangash zvicerane.
Policia njofton se dy faqet e identifikuara deri tani janë bllokuar, por paralajmëron se versione të reja mund të shfaqen shumë shpejt. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos skanojnë kode QR të dyshimta dhe të verifikojnë çdo gjobë apo njoftim pranë institucioneve zyrtare përpara se të kryejnë pagesa.
Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se mashtrime të ngjashme me kode QR janë shfaqur edhe më parë në Zvicër, ku kriminelët mbulojnë kodet origjinale me ngjitëse të falsifikuara që i drejtojnë përdoruesit në faqe mashtruese.
Policia këshillon që çdo person që dyshon për një gjobë të marrë ose që ka skanuar një kod të dyshimtë të kontaktojë menjëherë bankën dhe autoritetet përkatëse.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












