Shqipëria
Rama në Berlin: Ballkani Perëndimor mbetet në zemër të Evropës, por jashtë Bashkimit Evropian
Rama në Berlin: Jam piktori më i madh mes kryeministrash
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e rëndësishme e sipërmarrjes gjermane që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si dhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë gjermane dhe trupit diplomatik, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se Evropa po përballet me një realitet të ri gjeopolitik, ku lufta është rikthyer në kontinent dhe konkurrenca strategjike ka marrë përmasa globale.
Ai nënvizoi se zhvillimet teknologjike po transformojnë jo vetëm ekonomitë dhe sistemet politike, por edhe mënyrën se si shoqëritë komunikojnë dhe ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
Kryeministri shqiptar foli gjithashtu për sfidën e rënies demografike, duke paralajmëruar se një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës dhe po riformëson rajone të tëra.
Duke folur për integrimin evropian të rajonit, Rama përdori një metaforë për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se rajoni është i rrethuar nga Bashkimi Evropian dhe ndodhet fizikisht në zemër të Evropës, por vazhdon të mbetet jashtë projektit evropian.
“Jam piktori më i madh mes kryeministrave. Ballkani Perëndimor është një rajon i tërë i rrethuar nga Bashkimi Evropian, fizikisht i dizajnuar në zemër të Evropës, por i përjashtuar nga portreti i Evropës”, u shpreh Rama gjatë fjalimit të tij në Berlin.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimi Evropian, mes sfidave të shumta politike, ekonomike dhe demografike me të cilat përballet rajoni. /Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












