Kosova
Pothuajse konfirmohen 100 deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV-ja siguron 53 ulëse
Numërimi i votave nga zgjedhjet e 7 qershorit drejt përfundimit, diaspora ndryshon ndarjen e mandateve në favor të Vetëvendosjes
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit pritet të përfundojë të mërkurën, ndërsa tashmë pothuajse është qartësuar përbërja e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate nga 100 ulëset e deputetëve shqiptarë, duke mbetur forca më e madhe politike në vend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 18 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet subjekti i katërt politik me shtatë deputetë.
Një ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen e mandateve e kanë pasur votat e diasporës. Nga afro 100 mijë vota të numëruara jashtë vendit, Vetëvendosje ka fituar pesë mandate shtesë krahasuar me rezultatin preliminar të vendvotimeve në Kosovë, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë humbur nga një pjesë e ulëseve të tyre.
Në listën e deputetëve më të votuar të Vetëvendosjes prin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me mbi 318 mijë vota, i pasuar nga Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.
Në PDK, kandidati më i votuar është Bedri Hamza, ndërsa në LDK listën e kryeson Vjosa Osmani, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku. Te AAK-ja, më i votuari rezulton Ardian Gjini, para Ramush Haradinaj.
Megjithatë, përbërja përfundimtare e Kuvendit mund të pësojë ndryshime të vogla pas certifikimit zyrtar të rezultateve dhe në rast se disa deputetë zgjedhin poste në ekzekutiv, duke hapur rrugë për zëvendësime nga kandidatët pasues në listat zgjedhore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta









