Shqipëria
Edhe mediat gjermane rekomandojnë Shqipërinë për tu vizituar
Sipas “HelloSafe”, Shqipëria renditet si destinacioni evropian më i përballueshëm dhe i sigurt
Një destinacion evropian ende jo shume i njohur, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve në vitin 2026, duke ofruar gjire me ujëra ngjyrë bruz dhe çmime të përballueshme, si një alternativë e favorshme kundrejt destinacioneve të mbipopulluara të Mesdheut, shkruan media gjermane “Baden24”.
Kur flitet për udhëtime në Evropë, menjëherë të shkon mendja për Greqinë apo Kroacinë.
Por Shqipëria ka qëndruar për një kohë të gjatë në prapaskenën e turizmit ndërkombëtar – dhe pikërisht kjo po kthehet në avantazhin e saj më të madh, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
E shtrirë përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, vendi ofron një vijë bregdetare me ujëra të kristalta, peizazhe malore dhe të jep ndjesinë e një destinacioni ende të paeksploruar masivisht.
Një faktor gjithnjë e më vendimtar për turistët është edhe raporti cilësi–çmim.
Akomodimi, ushqimi në restorante dhe shumë shërbime lokale mbeten dukshëm më të lira krahasuar me destinacionet klasike mesdhetare.
Kjo ka bërë që Shqipëria të fitojë gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun turistik ndërkombëtar.
Pse Shqipëria shihet si një alternativë ideale në 2026-ën?
Shqipëria po vlerësohet si një nga alternativat më të favorshme kundrejt Greqisë dhe Kroacisë, falë vijës së saj spektakolare bregdetare, klimës së ngrohtë verore dhe ende mungesës së mbingarkesës turistike në shumë zona.
Destinacione si Ksamili, Himara dhe Dhërmiu dallohen për ujërat e kristalta dhe gjiret e vogla e të qeta, që i bëjnë veçanërisht tërheqëse edhe për familjet.
Sipas “HelloSafe”, Shqipëria renditet si destinacioni evropian më i përballueshëm dhe i sigurt.
Në këtë mënyrë, Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si vendi ideal për pushime në vitin 2026 – ku kombinohen plazhet, natyra dhe përvoja kulturore, pa humbur autenticitetin e një destinacioni të paeksploruar plotësisht.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














