Lajme
Xhaka jep alarmin pas barazimit me Katarin
Ai pranoi se skuadra nuk po shfaq nivelin që pritej para fillimit të turneut dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga bashkëlojtarët
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur me tone kritike pas barazimit 1:1 ndaj Katarit në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026.
Ai pranoi se skuadra nuk po shfaq nivelin që pritej para fillimit të turneut dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga bashkëlojtarët, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Xhaka theksoi se nuk mjaftojnë deklaratat dhe optimizmi para ndeshjeve, por nevojiten paraqitje konkrete në fushë. Sipas tij, Zvicra humbi shumë raste për të vulosur fitoren dhe më pas u ndëshkua në fund të takimit. Ai kritikoi mungesën e disiplinës taktike dhe faktin se disa lojtarë tentuan të zgjidhnin situatat individualisht në vend të lojës kolektive.
Edhe portieri Gregor Kobel u shpreh i zhgënjyer, duke vlerësuar se ekipit i mungoi intensiteti dhe agresiviteti i nevojshëm për një ndeshje të Kupës së Botës.
Megjithatë, kapiteni zviceran mbetet optimist se kombëtarja mund të rikthehet në garë, pasi Zvicra ende ka në program ndeshjet ndaj Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat do të jenë vendimtare për kualifikimin nga Grupi B.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












