Kosova
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ
Procesi i numërimit po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa pjesëmarrja në përfaqësitë diplomatike ka kaluar 82 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave nga diaspora, si për votimin në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe për votimin përmes postës, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit, deri në mëngjesin e së shtunës janë numëruar 46 nga gjithsej 47 vendvotime në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kishte nisur pasditen e 11 qershorit dhe po vazhdon ende.
Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhvillua më 6 qershor 2026 në 30 misione diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar për të votuar, të drejtën e votës e shfrytëzuan 22,860 qytetarë, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 82.46 për qind.
Ndërkohë, të premten në mbrëmje ka nisur edhe numërimi i fletëvotimeve të para nga votimi përmes postës. Këto vota janë dërguar në 23 kuti postare të KQZ-së dhe po përpunohen sipas procedurave të përcaktuara nga institucioni zgjedhor.
Pas procesit të vlerësimit, zarfet që përmbajnë fletëvotime janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar, për t’iu nënshtruar më pas procesit të numërimit.
Sipas KQZ-së, deri në fund të ditës së premte janë vlerësuar mbi 60 mijë pako postare. Nga to, 59,973 janë aprovuar, ndërsa 2,244 janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve të nevojshme.
Arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokument që përmban të dhëna unike identifikuese dhe që u dërgohet votuesve të regjistruar nga KQZ-ja. Sipas statistikave, në 2,066 raste pakot janë refuzuar pikërisht për këtë arsye.
Votimi përmes postës ishte i hapur nga 21 maji deri më 6 qershor 2026. Për këtë formë votimi ishin regjistruar rreth 105 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Procesi i numërimit të votave të diasporës pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të ndikojnë në përbërjen finale të Kuvendit të Kosovës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












