Lajme
Alarm për të nxehtin në Zvicër, net tropikale dhe temperatura deri në 36 gradë
Vera merr hov në Zvicër, temperaturat deri në 36 gradë
Meteorologët parashikojnë se moti do të mbetet kryesisht me diell gjatë fundjavës, me temperatura që luhaten rreth 26-27 gradë. Megjithatë, nga mesi i javës së ardhshme pritet një ndryshim i ndjeshëm i situatës atmosferike, transmeton albinfo.ch.
Sipas parashikimeve, një sistem i fuqishëm i presionit të lartë mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore do të sjellë masa të nxehta ajrore drejt Zvicrës, duke krijuar kushtet për një valë të fortë të të nxehtit.
Që nga e mërkura, temperaturat në shumë zona të vendit pritet të kalojnë kufirin e 30 gradëve, ndërsa nga e enjtja deri të paktën të hënën vlerat maksimale do të lëvizin mes 32 dhe 36 gradë Celsius.
Rajonet më të prekura nga temperaturat ekstreme pritet të jenë Valais, zona e Gjenevës, Bazeli dhe ultësirat përgjatë lumit Aare.
Megjithëse moti do të mbetet kryesisht i thatë dhe me diell, në zonat alpine, paraalpine dhe në rajonin e Jurës mund të zhvillohen stuhi të izoluara të nxehtësisë, veçanërisht gjatë fundjavës.
Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për net tropikale, kur temperaturat nuk zbresin nën 20 gradë Celsius. Kjo pritet të ndodhë sidomos në qytete dhe në zonat pak më të ngritura nga fundjava e ardhshme.
Për shkak të kushteve të pritshme, autoritetet federale mund të lëshojnë paralajmërime zyrtare për të nxehtin në ditët në vijim./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












