Kosova
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind
Kutia e parë nga diaspora i jep epërsi të thellë LVV-së, ndërsa procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora, tregojnë një mbështetje të fuqishme për Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara, LVV ka siguruar 315 vota, ose 78.75 për qind të votave në këtë kuti. Në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 65 vota apo 16.25 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 17 vota, që përfaqësojnë 4.25 për qind të votave.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vetëm dy vota, ose 0.50 për qind.
Procesi i numërimit të votave me postë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, me kuti të tjera që do të hapen dhe numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Pas përfshirjes së votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 44 për qind të votave në nivel vendi, me gjithsej 308,883 vota, duke ruajtur aktualisht 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet forca e dytë politike me 146,340 vota ose 20.85 për qind, rezultat që i siguron për momentin 23 mandate parlamentare.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 119,908 vota, apo 17.08 për qind, duke mbajtur 19 ulëse në Kuvend. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 49,833 vota ose 7.10 për qind, që aktualisht përkthehen në tetë mandate parlamentare.
Rezultatet përfundimtare pritet të qartësohen pas përmbylljes së plotë të numërimit të votave me postë dhe procedurave të tjera zgjedhore.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












