Lajme

Bie çmimi i benzinës në Zvicër, zbret nën 2 franga për litër

Pas javësh rritjeje, karburantet po shënojnë ulje të çmimeve, duke sjellë lehtësim për drejtuesit e automjeteve

Shoferët në Zvicër po përfitojnë nga një rënie e çmimeve të karburanteve, pasi për herë të parë që nga muaji mars, çmimi mesatar i një litri benzinë pa plumb 98 ka zbritur nën pragun prej 2 frangash, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të publikuara nga Touring Club Switzerland (TCS), një litër benzinë kushton aktualisht mesatarisht 1.88 franga, duke shënuar një ulje krahasuar me fundin e muajit maj, kur çmimi ishte rreth 3 centimë më i lartë.

Rënie ka pësuar edhe nafta. Çmimi mesatar i një litri dizel tani është 2.10 franga, ose 2 centimë më pak se javët e fundit.

Ulja e çmimeve konsiderohet një lajm pozitiv për konsumatorët dhe sektorin e transportit, pas periudhës së luhatjeve dhe rritjeve të vazhdueshme të kostove të karburanteve në tregun zviceran. /Albinfo.ch