Kantoni i Zugut do të jetë përsëri kantoni që do të kontribuojë më shumë në Barazimin Fiskal Kombëtar (NFA) vitin e ardhshëm, me më shumë se gjysmë miliardi franga zvicerane që ai do të ndajë për kantonet tjera.
Kantoni i Gjenevës dhe ai i Cyrihut vijnë pas Zugut. Kjo u njoftua nga Administrata Federale e Financave, e cila ka llogaritur pagesat për skemën e barazimit fiskal në vitin 2027.
Nga ana tjetër, Berna është kantoni më i madh përfitues, duke marrë pak më shumë se 1.7 miliardë franga zvicerane vitin e ardhshëm.
Në përgjithësi, më shumë para do të rrjedhin nga kantonet financiarisht të forta në ato financiarisht më të dobëta vitin e ardhshëm.