Kosova
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Takime të nivelit të lartë dhe fokus në bashkëpunimin ekonomik Kosovë–Austri, në fokus promovimi i investimeve dhe lidhjet ekonomike të Kosovës me tregjet evropiane
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për një vizitë zyrtare dyditore në Austri, ku pritet të zhvillojë një agjendë të ngjeshur takimesh dhe aktivitetesh ekonomike, shkruan albinfo.at.
Sot, Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, “Vienna Economic Forum”, një platformë që mbledh përfaqësues politikë dhe ekonomikë nga vende të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e investimeve.
Ky forum, i organizuar në kuadër të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, synon fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e interesit të investitorëve për tregun e Kosovës.
Në këtë ngjarje është e përfshirë edhe Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), e cila ka ftuar bizneset nga Kosova të marrin pjesë dhe të prezantojnë potencialin investues të vendit.
Forumi “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” konsiderohet një nga platformat kryesore për lidhje ekonomike dhe promovim të investimeve në rajon dhe më gjerë, shkruan tutje albinfo.at.
Gjatë vizitës, është paraparë që kryeministri Kurti mund të pritet nesër në takim zyrtar nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Vizita vlerësohet si pjesë e përpjekjeve për thellimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ekonomike evropiane./Albinfo.at
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











