Lajme
Fadil Muqolli: “Kam frikë se po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të kryera gjatë luftës me heshtjen tonë”
Emocione të forta, lot, heshtje dhe reflektim. Këto ishin ndjenjat që shoqëruan promovimin e romanit “Revolta e Syzifit” të autorit Bardhyl Mahmuti, i mbajtur në Renens të Zvicrës, në organizim të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë, Plagë e Hapur”.
Në qendër të vëmendjes nuk ishte vetëm romani, por edhe historia e vërtetë që qëndron pas tij. Një histori e dhimbshme e Masakrës së Poklekut, e mishëruar përmes figurës së Fadil Muqollit, protagonistit kryesor të romanit dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë promovimit, shumë pjesëmarrës u prekën thellë nga rrëfimet. Në sallë pati momente kur emocionet ishin aq të forta sa lotët nuk mund të fshiheshin. Burra dhe gra dëgjonin në heshtje, ndërsa kujtimet e luftës riktheheshin përmes fjalëve të protagonistit dhe autorit.
“Revolta e Syzifit” nuk është vetëm një vepër letrare. Ajo është një dëshmi e gjallë e dhimbjes, rezistencës dhe mbijetesës së shqiptarëve gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë sonë.
Në fund të bisedës, Albinfo pati mundësinë t’i drejtojë një pyetje Fadil Muqollit:
“Cili është mesazhi juaj për të rinjtë, veçanërisht për brezat e rinj që jetojnë në diasporë?”
Përgjigjja e tij ishte e qartë dhe prekëse:
“Për brezat e rinj që jetojnë jashtë, në diasporë, ju bëj thirrje: asnjëherë mos mendoni të mos jeni shqiptarë. Kudo që shkoni, kudo që veproni, ju shqiptarë do të jeni.”
Por mesazhi i tij shkoi edhe më tej. Ai ngriti shqetësimin për mungesën e dokumentimit të plotë institucional të krimeve të luftës në Kosovë.
“Mos t’i harrojmë këto mijëra jetë njerëzish dhe gjithë këtë gjak. Më brengos fakti që edhe sot nuk kemi një numër zyrtar të viktimave, të grave të dhunuara dhe të të gjitha pasojave të gjenocidit. Kam frikë se me këtë mospunë po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të kryera gjatë luftës dhe po lëmë në harresë një pjesë të së vërtetës që nuk duhet harruar kurrë”, tha ai
Fjalët e tij krijuan një heshtje të thellë në sallë. Ishte një kujtesë se drejtësia nuk arrihet vetëm përmes kujtimit, por edhe përmes dokumentimit dhe përgjegjësisë institucionale.
Autori Bardhyl Mahmuti theksoi se romani synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të mos lejojë që tragjeditë e së kaluarës të zbehen me kalimin e kohës. Përmes letërsisë, ai përpiqet t’u japë zë atyre që nuk mund të flasin më dhe të mbajë gjallë të vërtetën historike.
Promovimi në Zvicër dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare luan në ruajtjen e kujtesës historike. Për shumë të rinj të pranishëm, ky ishte një takim me historinë përmes dëshmive të drejtpërdrejta, një mundësi për të kuptuar më mirë sakrificat që qëndrojnë pas lirisë së Kosovës.
Në fund të mbrëmjes mbeti një mesazh i qartë: kujtesa nuk është vetëm një detyrim ndaj së kaluarës, por edhe një përgjegjësi ndaj brezave që vijnë, dhe pikërisht këtë mesazh përcjell “Revolta e Syzifit”, një roman që nuk flet vetëm për një njeri, por për një popull të tërë që refuzon të harrojë
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













