Shqipëria
Mediumi zviceran: Projekti 4 miliardë dollarësh i familjes Trump në Sazan po ngjall polemika në Shqipëri
Mediumi zviceran RTS raporton se projekti miliardësh i Jared Kushner dhe Ivanka Trump për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit po shkakton debate të forta në Shqipëri dhe ka nxitur hetime për dyshime të mundshme për korrupsion.
Sipas raportimit, projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me vlerë rreth 4 miliardë dollarë në ishullin e pabanuar të Sazanit, i cili ndodhet në një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Resorti pritet të presë mijëra turistë dhe paraqitet nga mbështetësit si një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.
Megjithatë, nisma ka hasur në kundërshtime të shumta. Organizatat mjedisore shprehin shqetësime për ndikimin që projekti mund të ketë mbi ekosistemin e zonës, veçanërisht në lagunën përballë ishullit, e cila lidhet me deltën e lumit Vjosa, të konsideruar si lumi i fundit i egër në Evropë dhe habitat i rëndësishëm për shumë specie shpendësh.
SRF thekson se financimi kryesor i projektit vjen nga kompania e investimeve e Jared Kushner, Atlantic Incubation Partners LLC, e krijuar pas mandatit të parë presidencial të Donald Trump dhe e mbështetur kryesisht nga fonde saudite. Në projekt përfshihen gjithashtu investitorë nga Katari.
Sipas mediumit zviceran, autoritetet shqiptare i kanë dhënë Kushnerit statusin e “investitorit strategjik”, ndërsa qeveria shqiptare prej vitesh po përpiqet të nxisë ekonominë përmes zhvillimit të turizmit.
Raporti rikujton se investimet e familjes Trump në pasuri të paluajtshme në vende të ndryshme të botës kanë qenë shpesh objekt kritikash dhe polemikash. Ndërkohë, kundërshtarët e projektit në Shqipëri kërkojnë transparencë më të madhe dhe mbrojtjen e zonave me vlera të veçanta natyrore.
Ishulli i Sazanit ka një histori të veçantë, pasi gjatë periudhës komuniste ka qenë zonë ushtarake e ndaluar. Edhe sot në ishull gjenden bunkerë, tunele ushtarake dhe mbetje të tjera të së kaluarës, duke e bërë atë një nga zonat më të veçanta dhe më të debatueshme të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











