albinfo.ch
E-Diaspora
Jericho mbledh fansat në Cyrih nga e tërë Evropa
Fatmir Haradini kishte bërë qindra kilometra për të ardhur të shtunën mbrëma në koncertin e Jericho-s në Cyrih.
Fatmiri tha se do të kishte bërë jo 800, po edhe 8 mijë kilometra vetëm për të dëgjuar këngët e rok grupit të famshëm kosovar, Jericho, si: Shkaba, Freedom, KLA, Zgjohu, Kur do të pushojë kjo këngë, Tamlin e nënës…
„Secila këngë e Jericho-s ka një domethënie. Dihet për çka po këndon. A ka më mirë se kur dikush e do popullin e vet. A ka më mirë kur dikush proteston nëpërmes këngës”, thotë ky fans i zjarrtë i Jericho-s, që kishte ardhur nga Austria.
Edhe Ekrem Isufi ka ardhur enkas nga Kosova në Cyrih për të përcjellë live koncertin e Jericho-s.
“Jericho mbi të gjitha këndon live. Gjithmonë këngët e tyre kanë një mesazh, të mirë dhe domethënës. Thjesht, më pëlqen muzika e tyre”, tha Ekremi.
“Në qoftë se më bëhet viza, do të kisha shkuar kudo që do të kishte koncert Jericho”, thotë ky i ri nga Kosova.
Organizatori i koncertit të Jericho-s në Cyrih, Fatmir Haziri, ka bërë të njohur për albinfo.ch se fansat e rok grupit kosovar kanë ardhur gati nga e gjithë Evropa: Franca, Italia, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Gjermania, Austria.
“Ata që e kanë humbur këtë shans, e kanë humbur, ndërsa ata që ishin këtu asnjëri prej tyre nuk është ndarë i zhgënjyer”, tha Fatmir Haziri nga „Special Events Different Show”, duke premtuar surpriza të tjera në koncertet e radhës në Cyrih.
Rok grupi Jericho vjen në Zvicër në kuadër të serive të koncerteve që po i organizon agjencia „Special Events Different Show” e Fatmir Hazirit. Pas Jerichos vjen me radhë në Cyrih Dren Abazi& Zig Zakg Orchestra.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë






















