Kosova
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e kufirit
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit.
Gjatë vizitës, ai u prit nga drejtori i Departamentit për Kufi, nënkoloneli Fehmi Xhata, si dhe koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi.
Në takim u diskutua vazhdimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, pas vizitës së mëhershme studimore të Policisë së Shtetit shqiptar në këtë qendër gjatë muajit prill.
Përfaqësuesit e QKMK-së prezantuan kapacitetet dhe mekanizmat e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), duke theksuar rolin e qendrës në koordinimin 24 orë në ditë të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kufitare.
Ambasadori Malaj vlerësoi punën dhe profesionalizmin e stafit, duke e cilësuar QKMK-në si një model të avancuar bashkëpunimi institucional në rajon dhe një mekanizëm të rëndësishëm në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.
Ai gjithashtu rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të vazhduar mbështetjen në projekte që forcojnë bashkëpunimin ndërkufitar.
Në fund të vizitës, delegacioni inspektoi nga afër ambientet operative të QKMK-së dhe u njoh me funksionimin e saj në praktikë.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













