Lajme
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Shqiptarja D.G. u zhduk brenda sekondash në një pusetë të hapur rreth tre metra të thellë, ndërsa familjarët thonë se në vendngjarje nuk kishte asnjë paralajmërim apo barrierë sigurie
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Nju Jork, ku një grua shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një pusetë elektrike të pambuluar në mes të rrugës, transmeton albinfo.ch.
Viktima është identifikuar si D.G, 56-vjeçare, banore e Briarcliff Manor. Sipas policisë amerikane, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:19 të së hënës, pranë Fifth Avenue në Manhattan.
Sipas dëshmitarëve, D.G. kishte dalë nga vetura e saj dhe vetëm disa sekonda më pas u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth tre metra e thellë, që sipas raportimeve i përkiste kompanisë energjetike Con Edison.
“E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, ka deklaruar për mediat amerikane dëshmitari Carlton Wood.
Ai ka treguar se qytetarët u përpoqën menjëherë ta ndihmonin, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve emergjente. Sipas tij, dikush solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.
“Ajo po bërtiste se po vdiste”, ka rrëfyer dëshmitari.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë zjarrfikësit e FDNY, të cilët organizuan një operacion të vështirë shpëtimi duke përdorur shkallë për të hyrë në pusetë. Megjithatë, kur D.G. u nxor nga aty, ajo ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas u shpall e vdekur.
Familjarët: Nuk kishte tabela paralajmëruese apo barriera sigurie
Sipas familjarëve të viktimës, në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese, kone sigurie apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur. Ata kanë theksuar se rregulloret e qytetit kërkojnë që pusetat të jenë të mbuluara ose të bllokuara qartë për të shmangur rreziqe të tilla.
Avokati Christopher J. Gorayeb ka deklaruar se raste të tilla nuk janë të rralla në Nju Jork dhe se mbulesat e pusetave duhet të jenë të siguruara në mënyrë që të mos lëvizin aksidentalisht.
Ndërkohë, kompania Con Edison ka bërë të ditur se nga pamjet e sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë në rrugë. Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më vonë, viktima kishte parkuar makinën pranë vendit ku ndodhi tragjedia.
Familjarët e D.G. vizituan vendin e ngjarjes të martën në mëngjes, ndërsa përpiqeshin të kuptonin se si ndodhi aksidenti fatal. Sipas tyre, ajo lë pas një djalë, një vajzë dhe dy nipër e mbesa.
Policia e Nju Jorkut (NYPD) ka deklaruar se nuk dyshohet për vepër penale, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet Nga një vajzë që askush s’e besonte, në një yll botëror, historia... -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë -
Zvicër
Privilegj apo sfidë? Një brez mes rrënjëve dhe horizonteve të reja -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












