Jeta në Zvicër
Rritet numri i të papunëve në Zvicër
Shkalla e papunësisë në Zvicër është rritur për 3.2 për qind në muajin gusht nga 3.1 për qind sa ishte në muajin korrik. Gati 137 mijë persona janë regjistruar në fund të gushtit në qendrat rajonale të punësimit (RAV). Bëhet fjalë për mbi 3.000 më shumë se në muajin e kaluar. Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve u rrit në pothuajse 193 mijë të papunë.
Për Boris Zürcher, drejtor i Sekretariatit Zviceran Shtetëror për. Çështjet Ekonomike (SECO) nuk është shqetëuese.
“Është në përputhje me pritjet, siç e kemi shprehur në parashikimin e mëparshëm në qershor.”, tha Zürrcher.
Tri të katërtat e rritjes mund të jenë për shkak të efekteve sezonale.
Veçanërisht bie në sy numri i të rinjve të papunë. Numri i të papunëve 15- 24-vjeç u rrit nga rreth 17 mijë sa ishin në korrik në më shumë se 20 mijë në muajin gusht.
Në të njëjtën kohë numri i të papunëve mbi 50 vjeç ka shënuar rënie pak në muajin gusht.
Në grupin e grupmoshave nga 25 deri 49 vjeç, shifrat e papunësisë mbeten stabile në krahasim me muajin korrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














