Lajme
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
"Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar, por edhe forcimi i dialogut kulturor përmes artit filmik"
Në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch, drejtori i Festivalit Kino Kosova, Sabahet Meta, flet për rrugëtimin dhe vizionin e edicionit të pestë të festivalit në Cyrih. Për të, Kino Kosova nuk është vetëm një festival filmi, por një hapësirë ku arti, kujtesa, identiteti dhe komunikimi kulturor takohen natyrshëm me publikun zviceran dhe ndërkombëtar.
Pas një viti pauzë, festivali u rikthye në Cyrih me një program të konsoliduar dhe me një prani të fuqishme artistike, duke dëshmuar zhvillimin e kinematografisë kosovare dhe shqiptare në skenën evropiane. Në sallat e mbushura dhe diskutimet me publikun u pa qartë se Kino Kosova tashmë ka krijuar profilin e vet kulturor në Zvicër dhe po zë një vend të rëndësishëm në jetën artistike të diasporës shqiptare.
Në këtë atmosferë kulturore, festivali solli jo vetëm filma, por edhe diskutime mbi temat sociale, identitare dhe njerëzore që trajtohen nga autorët shqiptarë. Përmes bashkëpunimeve me institucione dhe partnerë kulturorë në Zvicër, Kino Kosova ka ndërtuar ndër vite një platformë që lidh prodhimin artistik shqiptar me publikun evropian.
Drejtori i festivalit Kino Kosova, Sabahet Meta thekson se që nga fillimi synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar, por edhe forcimi i dialogut kulturor përmes artit filmik. Sipas tij, festivali është zhvilluar gradualisht duke zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe duke përfshirë çdo vit partnerë e shtete mysafire, çka e ka bërë edicionin gjithnjë më të hapur dhe më përfaqësues.
Programi i sivjetshëm përfshiu rreth 20 filma artistikë, dokumentarë dhe filma të shkurtër, të cilët trajtuan tema që lidhen me kujtesën, tranzicionin shoqëror, identitetin, migrimin dhe sfidat bashkëkohore të individit. Për Metën, rëndësi të veçantë ka fakti që këto rrëfime po komunikojnë gjithnjë e më shumë me publikun ndërkombëtar.
Një element i rëndësishëm mbetet edhe qasja gjithëpërfshirëse e festivalit. Përdorimi i titrave në gjermanisht dhe anglisht ka bërë që Kino Kosova të ndiqet jo vetëm nga komuniteti shqiptar, por edhe nga publiku zviceran dhe komunitete të tjera ndërkombëtare në Zvicër. “Kino Kosova nuk është një festival i mbyllur vetëm për shqiptarët”, thotë Meta, duke nënvizuar se filmi po krijon ura komunikimi mes kulturave dhe përvojave të ndryshme.
Duke folur për temat që trajtohen në filmat kosovarë, ai vlerëson se lufta dhe pasojat e saj mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive dhe e rrëfimit artistik, por njëkohësisht vërehet edhe një hapje drejt temave të reja shoqërore dhe identitare. Brezi i ri i regjisorëve, sipas tij, po sjell një gjuhë të re kinematografike dhe po trajton me guxim transformimet që po kalon shoqëria jonë.
Përtej aspektit artistik, Meta e sheh festivalin edhe si një hapësirë reflektimi dhe komunikimi shoqëror. Në një kohë kur temat e luftës, migrimit dhe krizave njerëzore vazhdojnë të jenë pjesë e realitetit global, arti mbetet një mënyrë për të ruajtur kujtesën dhe për të ndërtuar mirëkuptim mes njerëzve.
Edicioni i sivjetshëm konfirmoi interesimin e madh të publikut për Kino Kosovën. Pjesëmarrja e lartë dhe interesimi për programin dëshmuan se festivali tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor shqiptar në Zvicër.
Në fund të intervistës, Sabahet Meta shpreh mirënjohje për të gjithë partnerët, bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështesin festivalin ndër vite. Ai veçon edhe bashkëpunimin me platformën mediale albinfo.ch, duke e konsideruar të rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe kinematografisë shqiptare në Zvicër.
Fotot: Genti Mersinaj
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














